
Kukësi nuk ia doli të triumfonte në transfertën e kryeqytetit ndaj Tiranës. Një takimin i cili u mbyll me 10 lojtarë për verilindorët, çdo gjë u bë më e lehtë për bardheblutë. Kukësi rikthehet tek ecuria e rezultateve negative pasi regjistron dy humbje në dy takimet e fundit.
Pas sfidën trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi ka folur për mikrofonin e Oversport:
Ndeshja? Një humbje 4-1 ka shumë gjëra që mudn të flasësh. Një moment është kartoni i kuq dhe tjetri goditje standarte. Nuk mund të themi që ishim super por ne i lamë shumë hapsira Tiranës. Humbja 4-1 duhet me e marrë në përgjithësi, është shumë e nxehtë situata dhe nuk mund të themi shumë detaje. Unë si trajner i marr përsipër përgjegjësitë. Kshu është futbolli duhet të jeshë përherë i përqendruar. Unë them që ajo çka na destabilizoi ishte kartoni i kuq. Por ne nuk duhet të pësojmë me goditje standarte pasi ne kemi lojtarë shumë të gjatë.
Unë mendoj që ka diçka që nuk shkon këtu pasi duhet të jemi më të përgjegjshëm, pasi në rastin e kartonit të kuq kishte një kontakt me duar që mund të ishte faul për ne fillimisht. Ndërgjegjshmëria është ajo që i dallon njerëzit nga kafshët, pasi këtu duhet vendos me kujdes.
Nuk di të them ca funksionoi dhe çfarë jo pasi duhet me u analizu. Por dhe rezultate që kemi marrë nuk kanë ardhur rastësisht. Rezultati i tillë nuk mbetet shumë për të thënë, por unë jam trajneri dhe marr përgjegjësitë e mia, Tirana duhet përgëzu për fitoren. U bën dy ndeshje dhe diçka nuk shkon dhe fati mendoj që nuk ishte me ne.
Skema? Do të bëjmë analizat e duhura për të parë çfarë nuk funksionoi dhe të bëjmë përshtatjet e duhura. Ndryshime do të ketë dhe shpresojmë që të jenë të duhurat, nuk kemi shumë kohë për këtë se ndeshja e radhës është ajo e së enjtes dhe duhet të rikuperojmë dhe të vendosim goma të rejëa. Tirana nuk na vuri shumë në vështirësi dhe pas kartonit të kuq. Mungoi disiplina dhe ajo mendoj që bëri diferencën.