
Ndeshja e djeshme mes Çekisë dhe Kroacisë duket se ka qenë e fundit për kapitenin e çekëve, Tomas Rosiçky, për këtë kampionat Europian. Ai ka pësuar tërheqje muskulore, ndërsa analizat mjekësore dhe skanimi i muskulit, të bëra ditën e sotme, kanë treguar se mesfushorit i duhen 2 javë kohë për t'u riaftësuar dhe që të kthehet në gjendjen e mëparshme. Por, dy javë janë shumë dhe vetëm në rast se Çekia do të shkojë në finalen e këtij Europiani, atëherë do të ketë mundësinë që të rikthehet në formacionin e trajnerit Pavel Vrba.
Ky i fundit dje mori përsipër riskun e aktivizimit të kapitenit që nga minuta e parë, pasi ai e dinte shumë mirë që gjatë sezonit 2015-2016 ai nuk kishte luajtur asnjë takim me skuadrën e tij, Arsenal, në kampionatin anglez.