Indrit Tuci
Indrit Tuci ka gjetur golin në sfidën që po luhet në këto momente mes skuadrës së tij Kayserispor dhe Eyupspor, e cila është duke u barazuar në shifrat 1-1.
Sulmuesi shqipar shënoi në minutën e 60-të të takimit, duke rikthyer epërsinë për vendasit, pas golit të parë të shënuar nga Claro që në minutën e 4-të tek miqtë.
Tuci u aktivizua në të 44-tën minutë, teksa ky është goli i tij i tretë këtë edicion me skuadrën në të cilën është i huazuar dhe që po lufton për qëndrimin në elitë.
Poll
