
Partizani rikthehet kështu te titulli kampion pas 4 vitesh. Të kuqtë arritën që të triumfonin vetëm në javën e fundit, teksa me pikë të barabarta me Tiranën, sërish jana ata që ngritën në qiell këtë trofe, pasi përballjet direkte kanë folur në “gjuhën” e tyre.
Pas çdo suksesi apo trofeu shpërblimet vijnë menjëherë. Titulli mbeti në Kryeyqytet për të dytin vit radhas, teksa tashmë demat do të marrin shpërblim nga Bashkia Tiranë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj e konfirmoi diçka të tillë nëpërmjet një statusi ditën e djeshme, ku theksoi se po përgatit shpërblimin për skuadrën kkampione.
Dhe ky shpërblim është 150 milionë lekë do t’u japë Bashkia skuadrës së Partizanit. Këtë shumë pritet ta përfitojnë të gjithë te demat, duke nisur që nga lojtarët e deri tek pjesëtari i fundit i skuadrës. Ndarja do të bëhet në mënyrë të përcaktuar për secilin futbollist dhe pjesëtarë.
Por jo vetëm kaq, pasi me fitimin e titullit Partizanit do të marrë të tjera shpërblime nga FSHF-ja si dhe nga UEFA për pjesëmarrjen në Europë. Kjo do të thotë më shumë të ardhura për demat të cilët në merakton e verës mund të bëjnë edhe afrime cilësore për të përforcuar skuadrën në ato repartee ku trajneri Giovanni Colella do të ketë nevojë.