Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Titulli? 5 pikë diferencë janë shumë”, Colella: Bylisi një prej skuadrave më të mira që kam parë, këta 2 lojtarë kanë mbyllur sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
“Titulli? 5 pikë diferencë janë shumë”, Colella:

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella foli në konfernecnë e shtypit përpara ndeshjes me Bylisin, ditën e nesërme në orën 18:00. Tekniku italian vlerëson maksimalisht ballshiotët ndërsa për titullin shprehet se 5 pikë diferencë janë shumë. Gjithashtu, zbulon se 2 lojtarë kanë mbyllur sezonin për shkak dëmtimesh.

Ndaj Bylis prisni t'i riktheheni rezultateve pozitive? Shpresojmë. Ne bëjmë gjithçka për të fituar, nëse nuk fitojmë janë edhe të tjerët të zotë.

Titulli? Sigurisht që 5 pikë diferencë kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi kampionatit janë shumë. Gjithçka mund të ndodh, por 5 pikë janë shumë.

Ndaj Bylis keni marrë pikët e plota. Si e prisni përballjen e nesërme? Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Unë e kam thënë tre herë dhe po e përsëris për të katërtën herë se Bylis është një prej skuadrave më të mira dhe më të forta që kam parë. Eshtë një skuadër që luan shumë mirë futboll.

Mungesat? Maguette do të jetë mungesa e vetme. Përsa i përket Selmanit dhe Sembene, të dy lojtarët e kanë mbyllur sezonin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga