Armando Broja u zyrtarizua në orët e vona të mbrëmjes te Fulham që e huazoi për 4 milionë euro nga Chelsea. Sulmuesi shqiptar u prezantua e fanellën e re dhe mbi shpinë do të mbajë numrin e rëndësishëm “9”, tipik për një qendërsulmues.
Broja do të zë një vend të rëndësishëm në skuadrën londineze dhe do të vihet sot për herë të parë nën urdhërat e trajnerit Marco Silva i cili e ka kërkuar personalisht. Të gjithë presim me padurim debutimin e bomberit me Fulham dhe kjo nuk do të vonojë shumë.
Të shtunën në orën 16:00, Fulham do të përballet me Burnley në transfertë për javën e 23-të të Premier League. Armando Broja do të jetë në skuadër do të zbresë në fushë me objektivin për të shënuar sa më shumë gola. Titullar apo jo, mbetet për t’u pare.
Megjithatë, nuk do të jetë ‘fushë me lule’. Rival në skuadër do të ketë Raul Jimenez, një bomber të konfirmuar të ligës angleze i cili edhe pse nuk po shënon aq sa bënte te Ëolves, ofron një eksperiencë të madhe në këto nivele.