Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana-Teuta nën lupën e STATISTIKAVE, Edi MARTINI ka fituar dy trofe para syve të bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana-Teuta nën lupën e STATISTIKAVE, Edi MARTINI ka fituar dy trofe

Ditën e sotme  në ambientet e “Air Albanias” u hodh shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Goglat vunë përballë Tiranën dhe Teutën me sfidën e parë mes tyre që do të luhet në kryeqytet me 26 prill ndërsa ajo e kthimit më 11 maj.

Të dyja ekipet kërkojnë që të shkojnë deri në fund këtij trofeu, me bardheblutë që duan të bëjnë edhe tripletën, ndërkohë djemtë e detit synim kanë Europën. Fitorja e Kupës do iu jepte mundësinë të arrinin në Conference League.

Në 13 përballjet e fundit mes tyre në kampionat, Kupë dhe Superkupën e Shqipërisë, kampionët kanë dalë fitimtarë në 6 raste, 2 sfida kanë përfunduar në barazim dhe 5 takime kanë shkuar në favorin e durrsakëve.

Kryeqytetasit u kanë shënuar durrsakëve 18 gola, ndërsa kanë pësuar 12 gola. Interesant është fakti që skuadra e Edi Martinit ka arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës me shifrat 2-0, takim i luajtur më 02.08.2020. Gjithashtu Teuta fitoi edhe një tjetër trofe para syve të kampionëve në Superkupën e Shqipërisë më 31.08.2020. Në atë takim djemtë e detit fituan 2-1 dhe në stolin e tyre ishte trajneri Edi Martini. Ky i fundit ka fituar dy trofe para syve të kampionëve aktualë të Orges Shehit.

Tirana është skuadra që ka fituar më shumë Kupën e Shqipërisë, plot 16 herë, ndërsa Teuta e ka fituar 4 herë trofeun gjatë historisë së saj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga