Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana synon shkëputjen në “Klasike”, Shehi fikson titullarët (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana synon shkëputjen në “Klasike”, Shehi fikson

Tirana dhe Vllaznia do të zhvillojnë ditën e nesërme klasiken e futbollit shqiptar. Në orën 13:00, në Selman Stërmasi, dy ekipet do të përballen direkt për vendin e parë në kampionat. Bardheblutë do të mbyllin ditën e sotme përgatitjet dhe trajneri Shehi i ka idetë e qarta për formacionin titlluar.

Asnjë surprizë nuk pritet me repartin defansiv që pritet të formohet nga Bekaj në portë dhe katërshja Tosevski, Najdovski, Behiratche dhe kapiteni Ismajlgeci. Në mesfushë, mungesa e Deliut, i cili vuan nga një shqetësim në kofshë, i qartëson planet e teknikut. Limaj merr vendin e tij si titullar përkrah Kallakut dhe Aleksit.

Sulmi tashmë është i konfirmuar prej javësh. Patrick ka fituar besimin e të gjithëve në kampin bardheblu dhe sëbashku me Hasanin dhe Xhixhën do të synojnë të dërgojnë topin në rrjetën e shkodranëve.

Formacioni (4-3-3) – Bekaj; Tosevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci; Kallaku, Aleksi, Limaj; Hasani, Patrick, Xhixha

Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga