Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA, PARTIZANI dhe KUKËSI në garë, "Air Albania Stadium" vë në rresht Superioren (KËRKESA ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA, PARTIZANI dhe KUKËSI në garë, "Air Albania

Tirana, Partizani dhe Kukësi janë tre skuadrat e Superiores që kanë kërkuar të luajnë ndeshjet kryesore në stadiumin e ri në vend. Edhe pse bardheblutë kanë një impiant të tyrin siç është "Selman Stërmasi", mësohet se kanë depozituar kërkesë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit që javën e ardhshme të presin aty verilindorët.

Nga ana tjetër, Partizani ka prenotuar në të njëjtin impiant për të luajtur derbin kundër Tiranës. Ashtu siç bëhej në "Qemal Stafa", ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit do të kërkohen të luhen në "Air Albania Stadium". Veç dy ekipeve të kryeqytetit, edhe Kukësi është një nga skuadrat që do të luajë ndeshjet e rëndësishme në impiantin modern.

Pritet me interes të shihet nëse fillimisht do të miratohet ose jo kërkesa e bardhebluve për të pritur javën e ardhshme Kukësin në "Air Albania Stadium", për të vijuar më tej me të kuqtë që kanë kërkuar të presin bardheblutë për derbin e kryeqytetit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga