Java e 13-të e “Abissnet Superiore” ka vënë përballë Tiranës skuadrën e Kastriotit. Bardheblutë pas fitores në finalen e Superkupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë janë më të motivuar se kurrë për të rinisur siç duhet kampionatin shqiptarë pas pauzës për shkak të Kupës së Botës.
Por nuk ka qetësi në kampin e kampionëve. Toshevski është lojtari që shqetëson Orges Shehin, i cili me shumë gjasa nuk mund të ketë të gatshëm ndaj krutanëve. Në këto kushte tekniku i bartdhebluve do të hedhë në fushën e lojës të njëjtën skuadrës si ndaj Vllaznisë.
Formacioni i mundshëm: Bekaj, Përgjoni, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha.
Poll