
Tirana është një nga skuadrat më të prekura nga ‘virusi’ i dëmtimeve këtë sezon. Në kampin bardheblu janë shumë të dëmtuar që nuk janë kthyer ende ën fushë e blertë.
Liridon Latifi është një nga shqetësimet e Tiranës. Sulmuesi ka një problem në kavilje dhe stafi e ka parë të arsyeshme që mos ta rrezikojë duke e lënë pushim. Të dielën e 5 nëntorit të besuarit e Ahmatajt do të luajnë përballë Skënderbeut në transfertë, e më pas me 12 nëntor do të përballen me Kukësin në shtëpi. Por Latifi pritet që të kthehet vetëm pas këtyre dy sfidave.
Dy portierët Selmani dhe Abdullahu janë dy mungesa të tjera të rëndësishme, rikthimi i të cilëve nuk dihet saktësisht. Selmani vazhdon të çalojë, ndërsa Abdullahu pritet të rikthehet në dhjetor. Përsa i përket Bruno Lulaj, mbrojtësi pritet të jetë i gatshëm pas ndeshjes me Skënderbeun.
Një situatë aspak e këndshme tek Tirana, me trajnerin Julian Ahmataj që shpeshherë i ka ‘qarë’ mungesat të cilat ndikojnë dhe në rezultatet e ndeshjeve.