
Supersfida e javës së 10-dytë të “Abissnet Superiore” do të startojë në orën 14:00. Tirana-Kukësi do të përplasion “brirët” në “Selman Stërmasi”.
Një takim që pritet të jetë i luftuar mne të dyja ekipet që do të kërkojnë 3 pikët për ta nisur siç duhet fazën e dytë të kampionatit.
Bardheblutë dhe verilindorët vijnë në këtë përballje me humbje në javën e fundit të fazës së parë, ku të besuarit e Dobit u mposhtën 0-1 nga Egnatia, ndërsa djemtë e Shehit pësuan disfatë nga Erzeni.
Për këtë duel të dy trajnerët kanë bërë publike formaciuonet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.
Kukësi: Tafas, Bytyçi, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca, Lejton Ndukvu, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.