Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana kompletohet për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana kompletohet për Europën

Tirana ka qenë mjaft aktive në këtë sesion të merkatos së verës duke bërë disa afrime të rëndësishme në skuadër. Gentian Selmani, Gledi Mici, Erhun Obanor, Albi Doka, Liridon Latifi dhe Kaina Nunes janë futbollistët e prezantuar deri më tani te 27 herë kampionët e vendit.

Prej ditësh drejtuesit janë vënë në lëvizje për të gjetur një mesfushor. Fillimisht u përfol Batha, por pista e gjirokastritit ra prej kërkesave të larta financiare. Kësisoj, Fjoart Jonuzi është emri tjetër që është lakuar prej ditësh në kampin bardheblu.

Parimisht është rënë dakord me lojtarin dhe agjentin e tij. Megjithatë ende nuk ka ardhur firma mbi kontratë për të konkretizuar gjithçka para ndeshjes së parë të Europës me Dinamon Batumin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga