
Tirana po përgatitet të zhvillojë takimin e javës së 10-të ndaj Kukësit. Sfida e cila u zhvendos në “Selman Stërmasi”, pasi ishte planifikuar të luhej në “Elbasan Arena”, pritet të sjellë një kthesë rezultatesh për kampionët.
Tirana ka humbur pak nga shkëlqimi i një sezoni më parë, pasi në 9 javë kampionat kishte grumbulluar 20 pikë dhe realizoi 19 gola. Në krahasim me këtë sezon, bardheblutë kanë grumbulluar 5 pikë dhe 5 gola më pak. Fitorja në derbi, nuk u pasua me rezultate pozitive pasi në 3 javët e fundit ekipi humbi me Erzenin, barazoi me Laçin dhe mori 3 pikë ndaj Bylis.
Sfida ndaj Kukësit për të besuarit e Shehit pritet me shumë optimizëm. Një fitore ndaj verilindorëve do të ishte tepër pozitive. Me ekipin janë rikthyer të gatshëm, Najdovski dhe Tosevski.
30/10/2022 TIRANA - KUKËSI 14:00