
Tirana mori një fitore drithëruese ditën e djeshme në Kamëz përballë Kastriotit. Bardheblutë gjetën rrjetën vetëm në minutën e 100-dë me anë të Nikqit por kjo ndeshje prodhoi gjithçka në fushën e lojës.
Kampionët në fuqi e filluan ndeshjen me një 11-metërsh të humbur nga Hasani por për asnjë moment nuk i zuri paniku dhe ashtu siç trajneri Shehi tha në intervistën pas ndeshjes, ekipi mori akoma më shumë forcë duke dalë më shumë përpara.
Nëse një ekip është në garë për titull, këto ndeshje janë ata që bëjnë diferencën. Një fitore karakteri për kryeqytetasit që shkojnë sërish +3 nga Partizani dhe +5 nga Vllaznia
Poll