
Tirana do të luajë sot kundër Erzenit, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Prej ditësh të dy skuadrat kanë punuar intensivisht në stërvitje me qëllim arritjen e një rezultati pozitiv. Tirana do të tentojë fitoren për të mos shkëputur hapin e kryesuesit, Partizanit.
Ndërsa shijakasit për të qenë pranë zonës së Europës. Trajneri Shehi dhe Kapllani kanë vënë pikat mbi “i” për titullarët. Megjithatë zyrtarisht formacioni zyrtar do të zbulohet para fillimit të takimit. Më poshtë njihuni me formacionet e mundshme të kësaj përballje që nis prej orës 18:00.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Lushkja, Aleksi, Hila; Hasani, Nikqi, Haxhiu
ERZENI: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Enk; Kadriu, Mehmeti, Kriviçiç, Kahrimanoviç, Peposhi; Ademi, Nonato