
Drejtori Sportiv i Tiranës, Tefik Osmani në një intervistë të dhënë për “Sport News” ka rrëfyer prapaskenat e merkatos bardheblu. Ai ka folur për largimet e Xhixhës e Ismajlgecit dhe bën me dije se në merkaton e verës do të ketë largime të tjera.
Për dëmtimin e Abazaj, Osmani është shprehur se: “Abazaj ka pasur një dëmtim, por shpresoj që brenda muajit ta kemi sa më shpejt. Dihen cilësitë e tij dhe duhet ta falenderojëm që zgjodhi Tiranën. Ne kemi një grup fantastik dhe suksesi te ne është grupi dhe jo individi.”
Përfitimet? “Jo vetëm shifra e Xhixhës, por çdo lëvizje e bërë në klubin tonë është ajo që kemi deklaruar, reale. Mendoj se transferimi i Xhixhës është shumë i mirë. Nuk është e lehtë të luash me një skuadër si Qarabak.”
Ismajlgeci? “E kemi thënë që në fillim kur kemi vendosur të bashkëpunojmë me Shehin që do të punojmë ndryshe nga sa është bërë më parë. Kemi folur edhe me presidentin Halili që do të marrim në ekpi lojtarë në moshë të re me dëshirë të ecin përpara. Nëse ka oferta për ta është presidenti ai që vendos. Për Ismajlgecin ishte pak e vështirë, pasi ai largohet si kapiten. Ai ka dalë nga akademia jonë ashtu si Muçi, Çelhaka dhe premtoj se do të ketë shumë të tjerë.”
Europa? “Edhe pas ndeshjeve të Europës do të ketë prapë lëvizje. Sepse kemi lihtarë mne cilëse dhe ofertat nuk mungojnë. Mund të kemi largime të Florent Hasanit, Lushkjes e Deliut. Me Bekajn do ulemi e do rinovojmë.”
Transferimi i Skukës? Një bravo e madhe se me të vërtetë në Shqipëri punohet. Transferimi i SKukësdhe gjithë lojtarëve të tjerë është më se i merituar. Tani u mbetet këtyre djemve të punojnë sa më shumë se gjërat vështirësohen. Por jam i bindur që ne kemi edhe lojtarë të tjerë si Skuka apo Xhixha, të cilët po rriten në kampionatin shqiptar e do t’i shihni shumë shpejt jashtë, edhe pse nuk na vjen mirë që largohen”, ka përfunduar Osmani.