Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana del nga gara, Partizani tenton rikthimin e bujshëm

Shkruar nga NEWSPORT

Idriz Batha është një nga emrat më interesant të dëshiruar në merkaton e verës. Mesfushori mbylli bashkëpunimin me UTA Arad në Rumani dhe tani mbetet një lojtar i lirë në treg. Interesi për të është i madh pasi cilësitë dhe eksperienca e madhe i hyjnë në punë çdo ekipi.

Tirana ishte ekipi që mori hapa konkret për rikthimin  e Bathës në Shqipëri. Bardheblutë dëshirojnë të zëvëndësojnë Albano Aleksin dhe dërguan një ofertë në drejtim të tij. Mirëpo palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe ky operacion është zbehur.

Megjithatë, Bathën mund ta shohim sërish në kryeqytet. Partizani është gati të kryejë rikthimin e bujshëm të mesfushorit me fanellën e kuqe. 31-vjeçari ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës me “demat” dhe pritet të shihet nëse do të ketë një ribashkim.

[caption id="attachment_697817" align="alignnone" width="592"]Idriz Batha Idriz Batha[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga