
Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kukësit ditën e nesërme në Selman Stërmasi në orën 14:00 për të nisur fazën e dytë të Kategorisë Superiore. Humbja me Erzenin ishtë një goditje në kampin bardheblu që tashmë janë 4 pikë pas Partizanit. Nesër objektiv është vetëm fitorja dhe trajneri Shehi ka në dispoziocion të gjithë lojtarët për këtë sfidë.
Najdovski ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të hidhet në fushë që nga minuta e parë sëbashku me Patrick. Shqtësimet për Ismajlgecin rezultuan të kota me kapitenin që nuk rrezikon asnjë dëmtim dhe do të udhëheqë ekipin nesër.
Dje u kthyen edhe treshja e Kombëtareve, Tosevski, Deliu, Xhixha që do të hidhen menjëherë titullar. Ndërkohë në stërvitje është rikthyer edhe Qefalija pas atij dëmtimi të frikshëm dhe po bën vetëm disa vrapime të lehta.
Formacioni i Mundshëm:
Tirana (4-3-3) – Bekaj; Tosevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrick, Xhixha
Trajner: Orges Shehi