Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana bëhet gati për duelin me Laçin, Orges Shehi ka dilema për formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana bëhet gati për duelin me Laçin, Orges Shehi ka dilema

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Laçin që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 14:00. Një duel ku bardheblutë synojnë vetëm 3 pikët, pasi në të kundërt do të rrezikojnë shumë në klasifikim.

Orges Shehi pavarësisht se ka pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për të parë gjendjen e të gjithë lojtarëve, sërish ka dilema sa i takon formacionit që do të hedhë në fushë ditën e nesërme. Në të gjitha repartet ka dilema, teksa lojtarë janë në balotazh me njëri – tjetrin për fanelat e titullarit.

Në mbrojtje luftojnë 3 futbollistë për dy vende, teksa njëri prej Lulajt, Najdovskit dhe Hoxhallarit do t’i duhet ta nisë nga stoli. Krahët e këtij reparti do të mbulohen nga Doka dhe Përgjoni, ndërsa Lika siç jemi mësuar në sfidat e fundit do të mbrojë portën.

Në mesfushë janë 4 lojtarë. Deliu, Lushkja, Hila dhe Jonuzi, me dy të fundit që priten titullarë ndaj kurbinasve, ndërsa në sulm njëri prej Kainas, Abazajt, Latifit dhe Hasanit do ta nisë nga stoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga