
Egnatia është klubi që po bën më mirë këtë sezon në Superiore, lidhur dhe me garën në “final 4”. Katër skuadra do luajnë në fund, fillimisht sfidë si gjysmëfinale dhe më pas finale.
Kapiteni i rrogozhinasve, Renato Malota, i ftuar në emisionin Rubrika Sportive, ka zgjedhur dhe kë do donte të shmangte mes Tiranës dhe Partizanit për një finale të mundshme.
“Kë do doje të shmangie nga Tirana dhe Partizani, në një ndeshje finale të ‘final 4’?” ishte pyetja e Hygerta Sakos. “Tiranën sepse është i vetmi ekip që vjet na ka mundur, pavarësisht se e mundëm në finale të Kupës. E kemi si mace të zezë. Nuk kemi frikë ndonjë ekip sepse e kemi treguar nga ndeshja në ndeshje që po i dominojmë”, u shpreh ndër të tjera Renato Malota.