“Le Meillure Du Football” është një portal francez që ka publikuar një listë me tifozet më të bukura të ekipeve përfaqësuese në Kampionatin Europian, Francë 2016.
Sipas këtij portali, fotot janë zgjedhur nga komentet dhe pëlqimet e komentuesve në rrjetet sociale si dhe nga fakti se këto foto të tifozeve janë publikuar disa herë jo vetëm në llogaritë e tyre personale në Facebook apo Instagram , por edhe nga portale apo persona të tjerë.
Ky portal ka zgjedhur këngëtaren Elvana Gjata si tifozen më të bukur, duke publikuar foton e saj teksa bën shqiponjën me duar e veshur me bluzën e Kombëtares shqiptare. Elvana e ka treguar gjithnjë suportin ndaj Kombëtares dhe shpesh bën postime në profilet e saj në rrjetet sociale duke e përkrahur në ndeshje të ndryshme. Duket se përveç zërit të Elvanës që shoqëron Kombëtaren me këngën "Kuqezi", ajo është dhe një nga simbolet e bukurisë së tifozëve.