Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tifozët mbajnë “frymën” në javën e 21-të, spikasin DERBI dhe KLASIKJA e Shqipërisë (SFIDAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët mbajnë “frymën” në javën e

Abissnet Superiore e nisi këtë javë duke luajtur ndeshjet e javës së 20-të të kampionatit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të djeshme tashmë është radha që skuadrat të nisin përgatitjet për takimet e radhës.

Pikërisht në fundjavë ekipet do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar mes tyre ndeshjet e javës së 21-të. Do të luhet në dy ditë. Të shtunën janë programuar të luhen dy takime, ndërsa e diela ka reezervuar 3 sfida.

Më 11 shkurt, Laçi pret Egnatian në stadiumin e “Laçit. Kjo sfidë starton në orën 13:00. Rrogozhiinasit vijnë pas 5 javësh pa fitore dhe ndaj kurbinasve synojnë të bëjnë kthesën. Nga krahu tjetër bardhezinjtë kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive.

Kukëksi-Kastrioti do të luhet në të njëjtën ditë dhe orë. Verilindorët në “Kukës Arena” do të synojnë 3 pikët ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën. Rrahman Hallaçi  nuk “toleron” më gabimet pas humbjes në Shkodër, ndërsa krutanët do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kuksiane.

Dita e dielë ka rezuervuar 3 sfidat. Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylis dhe Partizanit. Ky takim do të luhet në “Adush Muça” ora 13:00. Të dyja ekipet vijn ëpas humbjeve në javën e fundit dhe në përballjen mes tyre kanë detyrim 3 pikët.

Në orën 16:00 do të startojnë Erzeni-Teuta dhe klasikja e Shqipërisë Tirana-Vllaznia e cila do të luhet në “Loro Boriçi”. Derbi do të jetë një takim mjaft interesant dhe i luftuar, ku vjen vetëm pak ditë pas përballjes në Kupë, ku durrsakët arritën të kualifikohen në çerekfinale. shijakasit kërkojnë të “hakmerren” dhe synojnë 3 pikët ndaj rivalit të tyre.

Klasikja është një tjetër takim që gjithë tifozët do të duhet të mbajnë “frymën”. Historia e përballjeve të këtyre dy ekipeve ka treguar se emocioni dhe spektakli në fushën e lojës nuk mungojnë asnjëherë. Dhe si e tillë pritet të jetë edhe sfida në “Loro Boriçi”, ku përveç të tjerash është edhe një “luftë” për titullin kampion.

Sfidat e javës së 21-të:

E Shtunë  më 11 shkurt

Laçi-Egnatia             ora 13:00

Kukësi-Kastrioti       ora 13:00

E Diel më 12 shkurt

Bylis-Partizani         ora 13:00

Erzeni-Teuta            ora 16:00

Tirana-Vllaznia        ora 16:00 (Shkodër)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga