Dy golat e Antoine Griezmannit, që vulosën fitoren e Francës në gjysmëfinalen e dytë të "Euro 2016" kundër Gjermanisë, kanë shkaktuar ethe të futbollit që nuk janë parë prej vitit 1998 kur francezët u shpallën kampion bote, po para tifozëve të vet.
Dhjetëra mijëra tifozë kanë dalë nëpër rrugët e Parisit të enjten mbrëma për të festuar fitoren, por kjo festë u njollos pjesërisht pas përleshjeve me policinë dhe raportimeve për një tifoz të vdekur.
Ishin jo më pak se 90 mijë njerëz në zonën e tifozëve përballë Kullës Eiffel (Paris) dhe dhjetëra mijëra tjerë para ekraneve gjigante që ishin të vendosur nëpër çdo qytet të Francës. Tifozët francezë kanë bërë të pamundurën për të gjetur një vend në zonën e tifozëve në Paris për të ndjekur ndeshjen. Për Francën që vitet e fundit edhe ka zhgënjyer, ky ka qenë Europiani që i ka shpëtuar imazhin në të gjitha drejtimet. Nga organizimi te mikëpritja, nga sjellja e tifpzëve dhe të arritja e finales.