Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tifozët emigrant nuk kursehen për Erzenin, në Shijak hapin “GoFoundMe”

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët emigrant nuk kursehen për Erzenin, në Shijak hapin

Erzeni është në nga skuadrat që do të garojë në Superiore sezonin e ardhshëm. Nga shijakasit janë larguar një sërë lojtarësh titullarë të sezonit të shkuar.

Një nga arsyet është edhe çështja financiare. Në këto kushte shumë tifozë shijakas që jetojnë jashtë saj janë ofruar të japin kontributin e tyre për të ndihmuar ekipin.

Në këto kushte klubi ka menduar të hapë një “GoFoundMe”, ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre në ndihmë të Erzenit dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të nderuar tifozë të ekipit tonë të zemrës KF Erzeni.

Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve Shijakas qe jetojnë jashtë shtetit për të ndihmuar ekipin nga ana financiare, ne kemi hapur  “GoFundMe”.

Tek ky link që shihni më poshtë kush deshiron mund te kontribuojë në financat e klubit.

Të bashkuar jemi më të fortë.

FORCA ERZENI”, ka shkruar klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga