
Tifozët e Partizanin mund të festojë të qetë vitin e ri. Xhuliano Skuka i cili është një nga temat më të nxehta te demat, për shkak se kërkohet nga disa skuadra, por mesa duket klubi nuk ka ndërmend ta lëshojë xhevahirin e ekipit, me Skukën që pritet të qëndrojë besnik ndaj të tijve.
Shanset e mëdha për të fituar titullin kampion kanë bërë që drejtuesit të mos heqin dorë kollaj nga bomber i ekipit, i cili po mban mbi supe skuadrën. Ofertat nga SHBA, Serie B apo Turqia nuk kanë tunduar drejtuesit e kuq, të cilët kanë shkelmuar idenë e një largimi të Skukës, vetëm ndonjë ofertë marramendëse mund të detyronte që klubi të bënte prapaktheu.
Goli në derbi duket se ka bindur drejtuesit që Skuka të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit për të bërë të mundur edhe fitimin e titullit kampion, ndërsa demat kërkojnë edhe një partner për të në mënyrë që gjërat të thjeshtësohen për të dyja palët.