Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Thomas BRDARIC premton trofeun, trajneri i Vllaznisë para Superkupës: Do kemi surpriza në merkato, e dimë me kë luajmë

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas BRDARIC premton trofeun, trajneri i Vllaznisë para Superkupës:

Vllaznia dhe Teuta luajnë nesër në 19:00 për Superkupën e Shqipërisë. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric në konferencë për shtyp ka vlerësuar kundërshtarin, ndërsa ka treguar se skuadra e tij do ngrejë në fund trofeun. Brdaric cek një surprizë në fundin e merkatos, teksa flet për formacionin dhe dëmtimet.

"E dimë shumë mirë se kush është Teuta. Ka fituar kampionatin vitin e kaluar dhe jemi shumë të motivuar për të marrë maksimumin nesër në një sfidë të vështirë. Do mundohemi të jemi në gjendjen më të mirë dhe në fund tifozët të jenë mëse krenar për atë që duam të bëjmë.

Formacioni? Do ketë ndryshime për shkak të afrimeve dhe largimeve. Do kemi performancë të mirë. Sigurisht që lojtarët e rinj do jenë dhe kanë një përshtatje të mirë. Loja jonë nuk do ndryshojë nga viti i shkuar, besoj se lojtarët e rinj duan kohë por janë përshtatur.

Hakmarrje? Sigurisht, dhemb pak akoma fundi I sezonit por ky është një kapitull i ri. Në fushë janë dy skuadra të forta. Dëmtime? Jam i lumtur që kemi Gurishtën, është shtylla e skuadrës dhe jam i gëzuar që e kemi me ne. Të gjithë janë gati.

Jeni gati për trofeun e dytë? Për mua është puna e rëndësishme, të jemi të përqëndruar dhe me uri në fushë.

Merkato? Jemi thuajse të kompletuar, mund të kemi surpriza në ditët që vijnë. Nuk mund të flas akoma, të përqëndrohemi nesër në fushë. Premtim? Sigurisht që trofeu vjen në Shkodër", tha Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu