Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Teuta zyrtarizon largimin e Emiljano Vilës: Faleminderit kapiten, meriton një vend në historinë e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta zyrtarizon largimin e Emiljano Vilës: Faleminderit kapiten, meriton
Emiljano Vila nuk do të jetë më lojtar i Teutës. 35-vjeçari ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Durrës pas 4 vitesh të kaluara te “Djemtë e Detit”. Fillimisht ishte vetë lojtari që ditën e djeshme njoftoi largimin nga Teuta, teksa klubi ditën e sotme ka zyrtarizuar largimin e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi durrsak e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë si kapiten i kësaj skuadre. Kujtojmë se Vila riktheu edhe titullin kampion në Durrës pas 27 vitesh, teksa gjatë qëndrimit të tij te skuadra bregdetare ka arritur të koleksionojë 4 trofe. "Faleminderit Kapiten! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. KF Teuta falenderon Emiljano Vila, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Vila meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, ka shkruar klubi.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga