Humbje që dhemb për Teutën e cila u mposht nga Laçi në shtëpi me përmbysje. Durrsakët ishin shumë pranë fitores që do e rikthente sërish në garën e Europës por tani rikthehen makthet e mbijetesës. Pas ndeshjes, trajneri Martini foli për Oversport.
Luhajet mes 2 pjesëve? Edhe në të parën edhe në të dytëm luajtëm më mirë se kudnërshtari. Çështje fati, një penallti barazoi, duhej ta mbyllnim ndeshjen me golin e dytë. Penallti aksidentale por ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një faull i panevojshëm nga ne, nuk ishim vendosur mirë, ishte një top pa pretendime nga Laçi.
Në atë moment futëm Çyrbjen por pësuam gol. Pastaj kërkuam golin por nuk ia dolëm. Çdo gabim kushton por çfarë të bëjmë, ecim përpara.
Nuk kemi ngërc psikologjik, luajmë më mirë se kundërshtari përvec Partizanit, askush nuk na ka vënë poshtë. Jemi të barabartë me cdo kundërshtar dhe futemi në fushë për të fituar.