Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Teuta gjen sulmuesin e munguar, një argjentinas zyrtarizohet në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta gjen sulmuesin e munguar, një argjentinas zyrtarizohet në

Teuta këtë sezon nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Një nga repartet ku do të ketë ndërhyrje është sulmi. Pikërisht për këtë drejtuesit duket se kanë gjetur lojtarin “gol”.

Drejtuesit e Teutës kanë firmosur me Rodrigo Emilio  Faust. Ky i fundit ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Olancho-s, teksa që sot i është bashkuar skuadrës në Durrës.

Argjentinasi vihet nën urdhrat e Edi Martini, kështu drejtuesit shpresojnë që 28-vjeçari të shpërthejë në Durrës dhe të shënojë sa më shumë gola. Kujtojmë se në 13 ndeshje ka shënuar 2 gola me skuadrën e Olanchos në gjysmën e parë të sezonit.

“✍|WELCOME RODRIGO FAUST!

✅|KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit. #KF Teuta i uron mirëseardhje sulmesit #RodrigoFaust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tone”, kanë shkruar durrsakët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga