Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Terrorizmi detyron tifozët të jenë tre orë para në stadium

Shkruar nga NEWSPORT

Çdo tifozë që ka siguruar një biletë për të parë nga afër ndeshjet e skuadrave në Euro 2016 i duhet të shkojë në stadium jo më pak se tre orë para startit të ndeshjeve. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e UEFA-së ku të gjithë tifozët janë të detyruar të respektojnë këto orare.4

Ka qenë vetë Kreu i Komitetit Organizativ, Jacques Lambert ai që e ka bërë njoftimin fillimisht për të përditshmen britanike "The Guardian". Gjithë kjo bëhet në kuadër të sigurisë që duhet të garantohet për mbarëvajtjen e këtij Europiani. Tifozëve do tiu duhet të kalojnë përmes kontrolleve të imtësishme përpara futjes në stadium. Duket se hija nga sulmet terroriste ka shtuar moblizimin e drejtuesve dhe të organizuesve të këtij eventi për të shmangur çdo rreziki të mundshëm.

" Ne po shpresojmë që tifozët ta respektojnë kërkesën tonë dhe të paraqiten tre orë para fillimit tëq ndeshjeve  ,në mënyrë që të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme . Duam që siguria të jetë në nivelin më të lartë dhe asgjë të mos iu lihet rastësive", është shprehur Lambert.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga