
Bylisi po kalon një situatë negative në kampionat teksa është në vendin e parafundit, 3 pikë larg zonës Play-Out dhe 4 nga vendi i shtatë që të mban në Superiore. Pas barazimit me Erzenin, ballshiotët po përgatiten për ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit në transfertë, të premten në orën 13:00 për javën e 25-të të kampionatit.
Situata është alarmante me dëmtimet teksa dy titullarët, Anthony Beji dhe Felipe Souza janë dëmtuar dhe rrezikojnë seriozisht pjesën e mbetur të sezonit. Sikur të mos mjaftojë kjo, ndaj verilindorëve do të bëjnë edhe pa kapitenin Maçolli që u ndëshkua me të kuq. Një tjetër humbje do të ishte goditje e rëndë në garën e tyre për mbijetesë.
Poll