Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Tërmet" në Ballsh, titullari i skuadrës mbyll sezonin para kohe

Shkruar nga NEWSPORT
"Tërmet" në Ballsh, titullari i skuadrës mbyll sezonin
Bylisi ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e djeshme. Sulmueis kryesore i ekipit ka pësuar një dëmtim të rëndë në sfidën e fundi ndaj Laçit. Felipe Souza ka mbyllur sezonin para kohe dhe te ballshiotët vënë “duart” në kokë. Një dëmtim që lë një boshllëk të madh në repartin e avancuar të skuadërs, pasi edhe sulmuesi tjetër Antoni Beji është i dëmtuar prej disa javësh. Lajmin e dëmtimit të rëndë e ka bërë të ditur vetë braziliani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku së pari ka theksuar se do të mungojë gjatë, ndërsa më pas thekson se ishte dhe ndeshja e fundit për këtë sezon. “Fatkeqësisht në ndeshjen e fundit (të shtunën), u lëndova dhe do të jem jashtë fushës për disa kohë! Edhe një herë në një moment shumë premtues në karrierën time, pa fjalë, vetëm duke besuar në planet e Zotit! Një moment delikat që do ta kapërcej, siç e kam bërë gjithmonë herët e tjera, jo vetëm në futboll por edhe në jetë. Kushdo që më njeh e di që një fjalë që më përcakton është qëndrueshmëria, me shumë besim te Zoti. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes, kanë  shumë rëndësi  për mua tani! Zoti e ka në kontroll! Vetem beso!”shkruan sulmuesi i Bylis në rrjetet sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Felipe (@felipesouzaf_98)

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Felipe (@felipesouzaf_98)

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga