
Galip Arapi ka “braktisur” skuadrën e Tërbunit. Prej më shumë se dy javësh sulmuesi i marrë në huazim nga skuadra e Partizanit është larguar nge ekipi i Kategorisë së Parë.
20-vjeçari është larguar pa dhënë ndonjë arsye, dhe shkaku i këtij vendimi akoma nuk dihet. Klubi pukjan ishte bërë gati të federonte lojtarin për pjesën e mbetur të sezonit, por tashmë dukshëm kanë mbetur “thatë”.
Drejtuesit nuk kanë qëndruar “duarkryq” pasi kanë arritur marrëveshjen me një nigerian, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Sulmuesi i cili pritet të zbarkojë në Pukë është regjistruar në orët e fundit në sistem.
Në ditët në vijim lojtari do t’i bashkohet skuadës së Alert Alcanit si një forcë e shtuar në repartin e sulmit.