Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tentohet talenti i radhës, Arijon Ibrahimovic “çmend” FSHF-në dhe Alban Bushin

Shkruar nga NEWSPORT
Tentohet talenti i radhës, Arijon Ibrahimovic “çmend”

Arijon Ibrahimovic është padikskutim lojtari i momentit në Itali dhe në vendin tonë. Talenti shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e Frosinones ndaj Empolit në Serie A. 17-vjeçari arriti që të asistonte për Marvin Çunin, ndërsa do të shnëonte edhe një gol për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se FSHF-ja ka tentuar që ta bëjë lojtarin pjesë të kombëtares shqiptare. Në fakt Alban Bushi e ka kërkuar talentin e Frosinones ta ketë pjesë të skuadrës për Europianin e 2025.

Ibrahimovic nuk ka dhënë një përgjigjje përfundimtare duke lënë kështu gjithçka të hapur për të ardhmen. Kujtojmë se 17-vjeçari është pjesë e Gjermanisë së moshave dhe në total ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “operacion”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga