
Pak orë më parë është hedhur shorti në Tennis Club Lokomotiv, në Plovdiv të Bulgarisë për ndeshjet e Davis Cup Grupi 3, Zona A e Europës. Goglat kanë vendosur që ekipi ynë të jetë në një grup me ekipe elitare, si Bullgaria, Maqedonia dhe Islanda.
Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndaj Bullgarisë në orën 10:00 dhe ekipi ynë do tentojë të marrë një rezultat pozitiv për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e flamurit kuqezi.
Kujtojmë që, ekipi ynë është i përbërë nga Arbër Sulstarova, Elbi Mjeshtri, Mario Zili dhe Genajd Shypheja, i cili është njëkohësisht dhe kapiteni i ekipit të cilët duhet thënë janë stërvitur shumë ditët e fundit për të dhënë dhe marrë në fund maksimumin nga ky komepticion.
Poll