
Derbi i kryeqytetit ka ndezur atmosferën në Air Albania, dhe vetëm pak minuta na ndajnë nga vërshëllima e parë e Eldorian Hamitit për këtë sfidë.
Në mikrofonin e OverSport, ka qenë drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani i cili ka folur mbi derbin dhe merkaton e bardheluve. Osmani theksoi që te lojtarët nuk ka më presion pasi nga momenti që ai është emëruar drejtor kjo gjë nuk ndjehet më.
Prononcimi:
Ndeshja? Çdo ndeshja ka specifikat e veta. Me qetësi dhe pa presion te lojtarët. Që kur kam ardhur unë këtu te Tirana nuk ka më presion te lojtarët.
Merkato? Jo vetëm Xhixha, por ne kemi oferta për shumë lojtarë. Nuk është ky momenti i duhur për të folur, kur të vinë ofertat zyrtare do të flasim. Kur edhe Reali i Madridit pretendon lojtarë në merkato, çfarë duhet të themi ne të tjerët.
Interes për djalin e Igli Tare? Përdoret shumë kjo jo djali i këtij apo i atij. Unë kam miqësi me Igli Taren, por djali i tij mesa di ka një kontratë dhe unë dua ta respektoj këtë gjë. Etienne Tare është lojtar i talentuar por presim të shohim.