Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Te Tirana po bije nga kategoria”, Osmani debat me Deden: Nuk të pyes ty sesi do flas

Shkruar nga NEWSPORT
“Te Tirana po bije nga kategoria”, Osmani debat me Deden: Nuk

Nevil Dede dhe Tefik Osmani kanë qenë të ftuar në Skaner të gazetarit Gerti Çarçani. Dy ish-mbrojtësit bardheblu kanë debatuar për talentet e rinj. Osmani ka kërkuar nga Dede që të përmendë edhe ata të Tiranës, duke mos folur vetëm për Simonin. Drejtori i Tiranës i kujton Dedes edhe kohën kur ishte në krye të bardhebluve, duke i thënë se ishte duke rënë nga kategoria.

Pjesë nga debati:

Osmani: Çfarë talentesh ke futur ti?

Dede: Kukën dhe Gjumsin kush i aktivizoi i pari?

Osmani: Po, pra i fute, por po bije nga kategoria.

Dede: Çfarë thua mo? Me dy muaj e gjysmë që e kisha unë do gjykosh ecurinë time ti?

Osmani: Po, pra po ku i ke talentet? Pse nuk flet për Qefalian ti? Ça interesash ke? Flet vetëm për Simonin…

Dede: Ore je në terezi ti? Po unë jam trajner i Dinamos mo, sigurisht që do flas për Simonin.

Osmani: OK për Simonin, por duhet të përmendësh edhe Qefalinë e të tjerët në ekipe të tjera. Fol drejt. Edhe unë i Tiranës jam, por nuk mund të mos flas për Simonin. Hajde bëjmë debat këtu sy më sy, jo pas shpine.

Dede: Po pse mo ty do të pyes unë për cilin do të flas? A je në vete? E kupton çfarë po flet.

Osmani: Fol drejtë se më vjen inat kështu. Tirana fitoi titullin, ka shitur lojtarë, ka siguruar të ardhura, ndërkohë nuk thua një fjalë të mirë.

Dede: Posi more, do të pyesim ty se si do flasim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga