Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zeri i RESHAT ARBANES bashkohet me korin e zërave të Tiranës: O TIRONË të qofsha falë (SPOTI I RI)

Shkruar nga NEWSPORT
Zeri i RESHAT ARBANES bashkohet me korin e zërave të Tiranës: O

100 vjetori erdhi dhe Tirana ka realizuar një video mjaft interesante. Gjithçka ishte emocionuese kur nuk mund të lihej pa përmendur jo vetëm ngjyrat bardheblu, por edhe  plotësimi i një shekulli histori. Dokumentari, këngët dhe  eventet zbavitëse do të jenë ''kryefjala'' e të gjithë festës.

''Bashkë festojmë në këtë vit jubile'' ishte ajo që klubi donte të përcillte te publiku, duke treguar edhe një herë se vëtëm bashkë mund të bëhen gjëra të mëdha.

Zëri i të mirënjohurit Reshat Arbana që reiton vargjet për 100 vjetorin, e kanë bërë edhe më emocionuese klipin e prezantuar. Gjaku bardheblu rrjedh në deje qysh në vegjëli dhe kjo duket edhe në spotin që për herë të parë vjen nga një klub shqiptar. Në videon e prezantuar sëfundmi ndërthurret zëri karakteristik i aktorit të madh me korin e zërave të Tiranës.

Teksti i recituar nga Reshat Arbana:

O Tironë të qofsha falë,

bardhebluja vija-vija

Rrofsh Tironë në zemër t'nonës

Brohoret me shpirt dhe fmija

Plot një shekull kryeqytet

Plot një shekull histori

Një shekull ban o Tiranë

Si klub edhe ti

Feston kryeqyteti 100 vitet e krijimit

Dhe Sport Klub Tirana 100 vitet e krijimit.

Të gjithë tek ty gjejmë veten

Gaz e zjarr na vlon në gji

Sa herë me ngjyrat bardheblu

Në fushë zbret ti

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga