Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ylli Aga “zbërthen” problemin te Dinamo dhe “shkund” ekipet e Superiores: Strategji hileqare dhe futboll i shpifur, kurse arbitrat…

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli Aga “zbërthen” problemin te Dinamo dhe
Ylli Aga

Gazetari sportiv dhe drejtori i “Super Sport” Ylli Aga, ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. Kësaj radhe, Aga është treguar i drejtpërdrejtë në lidhje me strategjinë që po përdorin ekipet e Superiores, ndërsa ka dhënë versionin e tij se çfarë po ndodh me Dinamon dhe ku qëndron problemi te skuadra e Ilir Dajës:          

 “Sot në Vorë, në pjesën e dytë, është luajtur vetëm 17 minuta futboll. Dje në Tirana – Bylis është luajtur diçka e përafërt. E njëjta gjë edhe në sfidën Dinamo – Teuta.

Duket se skuadrat hyjnë në fushën e lojës se kush do bëjë hile më shumë apo kush do vonojë rinisjen më shumë. Dhe në fund, produkti që marrin ata që janë në stadium dhe ata që të shikojnë nëpërmjet televizorit është:

Kush është skuadra më hileqare në kampionat. Duke harruar që i bëjnë dëm vetes me atë performancë dhe futboll të shpifur në fushat e lojës. Për mua kjo është pjesa më e shëmtuar e kampionatit në vendin tonë. Nëse nuk ka një reflektim…

Së pari nga arbitrat. Arbitrat e bëjnë punën sikur të mbarojnë sa më shpejtë, të heqin qafe këtë punë. Përsa i takon Dinamos, ata janë në një situatë shumë të vështirë. Ndeshja e 10-të, vetëm 7 pikë.

28 javë, në 14 prej tyre nuk ka shënuar gol. Duket që vlera e Baton Zabërgjës paska qenë jo 600 mijë euro, por 6 milionë euro. Të shohësh që ka humbur një lojtar si Toli, duket një llojë problematike se si është sjellë gjatë gjithë periudhës së merkatos. Plus dëmtimet, ku trajneri Ilir Daja nuk po luan asnjëherë me të njëjtin formacion”.       

Poll

Lexo gjithashtu