Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te Partizani tregohen të kujdesshëm, një rikthim me "peshë" për Shehin

Shkruar nga NEWSPORT
Te Partizani tregohen të kujdesshëm, një rikthim me

Partizani u mposht nga Laçi në shtëpi ditën e djeshme, me kurbinasit që triumfuan 2-1 ndaj demave. Një humbje që sigurisht “dhemb” për kryeqytetasit, pasi tashmë shikojnë t’iu largohet Egnatia me 8 pikë.

Sfida e radhës për të kuqtë është ndaj Vllaznisë, takim që do të luhet më 28 janar në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Skuadra e Orges Shehit u tregua shumë e kujdesshme ndaj bardhezinjëve, me lojtarët që nuk janë ndëshkuar me asnjë karton të verdhë.

Në këtë mënyrë lojtarët që rrezikonin duelin me shkodranët nëse ndëshkoheshim me të verdhe ndaj Laçit ishin 4. Tashmë Cara, Rrapaj, Binsouka dhe Murataj nuk janë ndëshkuar dhe ndaj kuqebluve do të jenë të gatshëm për Shehin.

Ndërkohë nga ana tjetër rikthehet nga pezullimi, Sembene. Ky i fundit mungoi ndaj Laçit për shkak se kishte plotësuar nurmrin 4-të të kartonëve të verdhë. Në duelin e radhës tashmë kryeyqtetasit e kanë grupin e bl;otë dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat, me timonierin e të kuqve që nuk toleron më hapat fals.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga