Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Te Partizani ishte e lodhshme”, Zoran Zekic: Ata u tronditën, por unë doja Osijekun

Shkruar nga NEWSPORT
“Te Partizani ishte e lodhshme”, Zoran Zekic: Ata u tronditën,

Zoran Zekic u zyrtarizua si trajner i Osijek ditën e djeshme me klubin kroat që pagoi plot 100 mijë euro në arkat e Partizanit. Në konferencën e parë zyrtare para medieve, trajneri kroat iu përgjigj pyetjeve për largimin e papritur nga të kuqtë ku shprehet se ka patur një situatë të lodhshme.

“Shpresoj që bashkëpunimi dhe komunikimi të jetë më i mirë se herën e kaluar. Mezi pres të filloj stërvitjen. Te Partizani ishte shumë e lodhshme, sidomos 10 ditët e fundit. Tani dua të hyj në dhomat e zhveshjes dhe të nis punën.

Nuk e mendoja nëse e doja Osijekun apo jo. Ishin disa ditë të trazuara në Shqipëri, por edhe kohë për të parë detajet dhe karakteristikat e lojtarëve. Osijeku është rritur dhe pritshmëritë poashtu.

E falenderoj Partizanin që më lejoi të kthehem. Ishte e papritur dhe tronditëse për ta. Kolegët e mi, Marko Matijevic dhe Mario Kuic do të qëndrojnë atje edhe për disa kohë në mënyrë që të mos jetë shumë tronditëse për ekipin. Ndoshta deri në dimër apo më gjatë, të shohim”, deklaroi Zekic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga