Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te Kukësi të hapur për  ofertat, ja çfarë duan kampionët për të lënë Gurin të lirë

Shkruar nga NEWSPORT
Te Kukësi të hapur për  ofertat, ja çfarë duan

"Ylli" i ekipit të Kukësit, Sindrit Guri është një ndër emrat më të përfolur për tu larguar nga kampi verilindor në merkaton e verës. Sigurisht që për të interesimi ka nisur që tani edhe pse sezoni nuk ka përfunduar dhe merkatoja është ende largë.

Në takimin e fundit që Kukësi luajti ndaj Laçit për Kupë, menaxherët kanë qenë të shumtë në numër për të parë nga afër talentin e kampionëve.

Që Guri të largohet, duhet të plotësohen kushtet që klubi ka përcaktuar, pasi vetë drejtuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë për largimin e "ylli" të ekipit në verë, por që klubet e interesuara duhet të plotësojnë kushtet që kampionët kanë vendosur.

Kjo lë të kuptohet se në Kukës janë të hapur për oferta dhe "xhevairin" e ekipit në verë do ta marrë ai që ofron më shumë. Kush do të jetë fatlumi? Atë do ta mësojmë në momentin që presidenti Safet Gjici do japë "ok" për largimin e Gurit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga