Sot, Vllaznia do të luajë kundër Universitatea Craiova, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të besuarit e trajnerit Mirel Josa që do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre përballë publikut shkodran.
Ndeshja është caktuar të zhvillohet në orën 21:00, në stadoimin "Loro Boriçi". Entuziazmi që ka pushtuar Shkodrën është i madh, numri i biletave të shitura deri mbrëmjen e djeshme ka qenë afro 7 mijë. Sot pritet që stadiumi të jetë "Sold Out" me një Vllazni që do të tentojë maksimumin në këtë ndeshje të parë të Europës.
AXHENDA
Dita e ndeshjes
KF Vllaznia - Universitatea Craiova'
21 Korrik, ora 21:00
Stadiumi "Loro Boriçi"
UEFA Europa Conference League
Turi i dytë.
