Flamurtari duket se ka mbetur në mes të "katër rrugëve" pas largimit të Shpëtim Duros pak ditë më parë, pasi skuadra e tij u eleminua nga Kupa nga Skënderbeu. Edhe pse brenda kampit vlonjat flitet se situata është e qetë, nëse e shikon nga jashtë, kupton që shumë detaje mungojnë kur do dhe 7-të javë që të mbyllet kampionati.
Çështja e ditës në Vlorë është ajo e trajnerit. Të gjithë pyesin, kush do ta drejtojë skuadrën? Lidhur me këtë ka dhënë një përgjigje vetë administratori i klubit, Sinan Idrizi, i cili ka konfirmuar në postin e trajnerit Jeton Beqirin deri në fund të sezonit, më pas do të shihet mundësia për gjetjen e një tjetër tekniku.
Emrat më të përfolur për panikën e trajnerit në Vlorë janë dy për momentin. Armando Cungu por edhe Gerd Haxhiu, emri i të cilit është dëgjuar ditën e djeshme në ambintet e Flamurtarit.