Te Dinamo nuk heqin dorë nga ish-lojtari i Tiranës, Vesel Limaj. Ky i fundit aktualisht mban veshur fanelën e Ballkanit, i cili drejtohet nga Ilir Daja.
Limaj nuk ka minutat e dëshiruara dhe se nuk ia ka dalë do të gjejë një fanelë titullari te kampionët e Kosovës dhe në këtë mënyrë mund të mbyllë marrëveshjen me ekipin nga Suhareka.
Drejtuesit e “Nëndetëses” kërkojnë që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Limajn. Palët prej javësh vazhdojnë diskutimet mes tyre dhe pritet që në ditët në vijim të mësohet çfarë do të ndodhë me këtë operacion. Një transferim i mundshëm i 27-vjeçarit te Dinamo do të bënte “top” mesfushën e “Bluve”.
Poll