Vllaznia pret Bylisin ditën e sotme në Loro Boriçi në orën 17:45 për javën e 9 të Abissnet Superiore. Dy ekipet janë në një moment negativ teksa shkodranët nuk fitojnë prej 3 javësh ndërsa Bylis vjen pas dy humbjeve rradhazi. Trajnerët e dy ekipeve vijnë të “çliruar” në këtë ndeshje teksa të dëmtuarit janë të gatshëm për lojë përveç Latifit që sapo është kthyer në stërvitje.
Nga Vllaznia, Hakaj, Jonuzi, Heric dhe Kaina janë rikthyer nga dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre ndërsa nga kampi i ballshiotëve është sulmuesi Eridon Qardaku ka hedhur pas dëmtimin dhe është stërvitur me grupin e plotë.
Një ndeshje e veçantë do të jetë pikërisht për Qardakun dhe kapitenin Trumçi të cilët rikthehen në Shkodër por kësaj rradhe si kundërshtar, aty ku kanë lindur dhe janë “ndërtuar” si futbollistë.