
Taulant Xhaka flet pas ndeshjes me Zvicrën, teksa nuk komenton gjestin e bërë në momentin e zëvendësimit. Ai thekson se është një vendim i trajnerit dhe nuk e diskuton më tepër. Sa i përket ndeshjes, ai thotë se në 20 minutat e para skuadra u përfshi nga emocionet. "Besoj se në 20 minutat e para patëm emocione dhe frikë. Gabimi jonë te goli, por do ta përmirësojmë. Zvicra ka skuadër të mirë me kualitete të larta, por besoj se ne kemi treguar që kemi ekip shumë të mirë. Në këtë europian nuk ka ekip të vogël. Patëm mundësitë tona për të fituar.
Graniti - I pyetur për duelin me të vëllain, Granitin, ai thotë se secili prej tyre jep 100% për ekipin që përfaqëson. "Besoj se ne duam që të kalojmë në një raund më lartë. Unë jam 100% për Shqipërinë, ai për Zvicrën. Zëvendësimi? Vendim i trajnerit".