Trofeu i "Finalissima"
Federata e futbollit të Argjentinës ka vendosur mos të pranojë stadiumin “Santiago Bernabeu” për të mbajtur ndeshjen e shumëpritur të kontinentit, Finalissima-n mes Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar më 27 mars.
Pavarësisht përpjekjes nga ana e UEFA-s dhe dakordësisë së arritur me Federatën në Spanjë, duket se nuk është arritur drita jeshile nga palët e fundit. Lajmi është postuar nga një faqe madrilene ku shkruhet se ende nuk ka një akord final.
Pritet që CONMEBOL t’ia komunikojë këtë vendim UEFA-s, për të shqyrtuar të tjera alternativa në vazhdim. Mes opsioneve, qëndrojnë Roma dhe Parisi.
Poll



