Robert Lewandowski është në muajit e tij të fundit te Barcelona. E ardhmja e tij mbetet akoma e paqartë, pavarësisht se për të ekziston një mundësi për ta rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.
Për sulmuesin polak, interesimet janë shtuar dhe së fundmi është lakuar Juventus si një pistë ku mund të kalojë në merkaton e ardhshme të verës pas përfundimit të aventurës në Spanjë.
“Zonja e Vjetër” sheh tek 37-vjeçari njeriun i cili mund të ndihmojë me eksperiencën e tij skuadrën e Luciano Spalletit. Ata duan të përsërisin suksesin e kuqezinjve, të cilët nënshkruan me Luka Modric, blerje e të cilit ka rezultuar e goditur për "Djallin".
Krahas bardhezinjve, për sulmuesin e Barcelonës kanë shprehur interesim dhe rivalët e Juventusit, Milani, si dhe në Amerikë. Më herët për bomberin polak u paraqit një ofertë tunduese nga një klub i Ligës Saudite, ku do të fitonte rreth 100 milionë euro në sezon, por u refuzua nga sulmuesi pasi dëshira e tij është që të luajë sërish në Europë.
